Tel.: +43 (0) 660 486 6191 E-Mail: besim@live.at

Unë kam lindur më 11 shkurt 1977 në Tetovë dhe u rrita në fshatin Përshefcë, ku mbarova me sukses shkollën tetëvjeçare. Shkollën e mesme e mbarova në Tetovë, dhe në vitin 1995 vazhdova studimet në Universitetin e Tetovës, të cilat i ndërpreva para kohe. Nga viti 1998 jetoj dhe veproj në Vjenë të Austrisë, ku jam shumë aktiv në organizime të ndryshme kulturore dhe letrare. Në vitin 2006 vazhdova studimet në Universitetin e Vjenës, dega e Gjeografisë, ndërsa në vitin 2015 regjistrova pranë këtij universiteti studimet e Filozofisë dhe Informatikës, të cilat nuk arrita t’i përfundoj.

Deri më tash kam botuar këto vepra:

Botimet në gjuhën shqipe

1. “Emocione”, poezi, SHB “Luma”, Tetovë 1996
2. “Unë në sytë e tu”, poezi, SHB “Asdreni”, Shkup 2007
3. “Baladë e ngrirë”, poezi, SHB “URA”, Prishtinë 2012
4. “Mes luleve dhe lotit”, poezi, SHB “URA”, Prishtinë 2013
5. “Besa”, poezi, SHB “Fishta”, Prishtinë 2016
6. “Dallgë në zemër”, poezi, SHB “Atunis”, Prishtinë 2016
7. “Sy të pafajshëm…”, poezi, SHB “Atunis”, Prishtinë 2016
8. “1803”, roman, SHB “Fishta”, Prishtinë 2016
9. “Fragmente të një zemre të dalldisur”, poezi, SHB “Lena”, Prishtinë 2019
10. “Vragë malli”, poezi, SHB “Lena”, Prishtinë 2019

Botimet në gjuhën gjermane

1. “1803”, roman në gjermanisht, SHB “BoD”, Hamburg, Gjermani, janar 2018 (përkthyes: Kurt Gostentschnigg)
2. “Sy të pafajshëm…”, poezi, gjermanisht, SHB “BoD”, Hamburg, Gjermani 2019 (përkthyes: Kurt Gostentschnigg)
3. “Fragmente të një zemre të dalldisur”, poezi, gjermanisht, SHB “BoD”, Hamburg, Gjermani 2021 (përkthyes: Kurt Gostentschnigg)
4. “Vragë malli”, poezi, gjermanisht, SHB “BoD”, Hamburg, Gjermani 2021 (përkthyes: Kurt Gostentschnigg)

Botimet në gjuhën suedeze

1. “1803”, roman në suedisht, SHB “BoD”, Stockholm, Suedi, janar 2018 (përkthyes: Ullmar Qvick)

Gjithashtu jam prezantuar në disa antologji në shqip dhe në gjermanisht.

Jam anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Austrisë, i PEN Klubit austriak, Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Kryetar Nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, të cilën në vitin 2011 e bashkëthemelova dhe e udhëhoqa deri në vitin 2015.

Kontaktet:
Besim Xhelili
Tel.: 0043 (0) 660 486 6191
E-Mail: besim@live.at
Web: www.besimxhelili.at

Besim Xhelili klasa V, viti 1988
Me këta tre xhuxhmaxhuxhat: Flamuri, Medina, Besniku
Përshefcë, Tetovë, viti 1988
Në natyrë...!

Tel.: +43 (0) 660 486 6191 E-Mail: besim@live.at

  • _blank
  • ALL CATEGORIES
  • https://besimxhelili.at/al/wp-content/uploads/2021/12/Aurela-Gace-Kenga-Magjike-2015-Akoma-Jo.mp3